E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet rriten prurjet ne hidrocentrale Meta Situata eshte ne kontroll

UPDATE- Nisja e reshjeve te shiut me intensitet pergjate gjithe nates kthen rrezikun e permbytjeve ne zonen e Shkodres.

Per shkak te shiut lumi Gjader eshte fryre ne maksimum duke kercenuar fshatrat perreth. Te dhenat e para flasin per probleme ndonese jo shume serioze ne Guri i Zi dhe Postribe.
Per shkak te situates mengjesin e sotem ne qytetin e Shkodres eshte mbledhur edhe shtabi i emergjences civile i cili do te inspektoje edhe zonat problematike.

Per banoret e zonave eshte ende e fresket permbytja e fundit pas te ciles te demtuar ne maksimum ata jane shprehur te pakenaqur me demshperblimin.



Nisur nga situata e krijuar Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Ilir Meta i shoqeruar nga kreu i KESH-it Engjell Zeqo ka inspektuar hidrocentralin e Vaut te Dejes.


Pas inspektimit eshte deklaruar se sasia e prurjeve ne kaskaden e Drinit eshte rritur. Te dhenat me te fundit te METE-s flasin per prurje 1000 m/kub ne sekonde ne HEC-in e Komanit ku kuota arrin ne 174.16 metra. Nderkohe prurjet ne Fierze jane rritur ne 800 m/kub ne sekonde.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›