E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Slloveni optimist per zgjidhjen e krizes

Diten qe ne Tirane u hap dialogu Berisha-Rama nen perkujdesjen e presidentit Topi numri dy i qeverise Ilir Meta ishte ne nje vizite zyrtare ne Slloveni me detyren e shefit te diplomacise.

Ne njoftimet zyrtare situata aktuale politike ne Shqiperi nuk permendet si teme bisede me homologun slloven Samuel Zhbogar.

Por zoti Meta i pyetur nga mediat vendase beri vleresimin e tij per bojkotin e opozites duke kufizuar optimizimin e tij per zgjidhjen e krizes brenda kornizes ligjore dhe kushtetuese.

Ne takimet me ministrin e Jashtem Zhbogar kryetarin e Parlamentit dhe presidentin e Sllovenise Danilo Turk dy ceshtjet me kryesore te diskutuara ishin mbeshtetja sllovene per integrimin europian te Shqiperise dhe liberalizimi i shpejte te vizave.

Aspekti i bashkepunimit ekonomik ishte nje teme tjeter e bisedimeve te zotit Meta me autoritetet sllovene dhe dy vendet jane angazhuar te nxisin sipermarresit sllovene te investojne ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›