Hyseni: Perspektivae rajonit, jo pengi Serbisë
DUBROVNIK- “Serbia nuk mund ta mbajë peng avancimin drejt BE-së të të gjithë rajonit për një kohë të gjatë” ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.
Duke folur për bojkotimin që po i bën Serbia samitit në Dubrovnik për shkak të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Kosovës, Hyseni tha se nuk mund të arrihet asnjë lloj bashkëpunimi rajonal, nëse Serbia nuk merr pjesë dhe në vazhdimësi refuzon pjesëmarrjen në nismat rajonale.
Ministri Hyseni ka shprehur keqardhje që Serbia po vazhdon të mbetet rob i një politike krejtësisht të gabuar, e cila në vend të ofrimit dhe mirëkuptimit, çon mesazhe të përçarjes dhe të mospajtimeve të mëtejme të thella.
Megjithatë, ai theksoi se ky bojkotim nuk mund të ndikojë te vendet e tjera, duke qenë se “nuk mund të mbetet i gjithë rajoni ose gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, peng i qëndrimeve të një vendi, në këtë rast i Republikës së Serbisë.
“Serbia nuk mund ta mbajë peng avancimin drejt Bashkimit Evropian të të gjithë rajonit për një kohë të gjatë dhe unë besoj se do të vijë dita shpejt kur edhe do t’i thuhet Serbisë qartë”, ka thënë ministri i Jashtëm i Kosovës.
(e.n/BalkanWeb)