Qeverisja e re, Meta: Shpresoj në bashkëpunim e PD në interes të Integrimin
TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë ku ka falënderuar strukturat në rrethe si dhe votuesit shqiptar për rezultatin e suksesshëm të arritur në zgjedhjet e 23 qershorit tha se qeverisja e re më në krye kryeministrin Edi Rama do të jetë gjithëpërfshirëse dhe ‘mbret’ do të jetë ligji.
Meta vlerësoi se vota e 23 qershorit, pro koalicionit të majtë, ka qenë votë kundër arrogancës dhe vetëkënaqësisë të qeverisjes së demokratëve.
“Ne jemi votuar se ne ditëm të përcjellim mesazhin e stabilitetit te vendit, domosdoshmërisë së bashkëpunimit të vendit në mënyrë që vendit ë ece me shpejt drejt rendit zhvillimit dhe integrimit dhe nuk është koha për tu sjellë as me eufori dhe as mendjemadhësi, pasi kjo ka qenë vote e qarte kudër arrogancës dhe vetëkënaqësisë. Kjo është koha për urtësi ndaj qytetarëve. Qeverisja duhet ë jetë gjithëpërfshirëse. Në këtë mënyrë mesazhet e qytetarëve i ka lexuar dhe zoti Edi Rama kryeministri i ardhshëm i vendit. Tani është koha për ndryshim të rëndësishëm të gjithë mënyrës si bëhet politika. Në këtë vend mbret duhet te jete ligji dhe qytetaret dhe jo qeveritarët dhe politikanët”, u shpreh Meta.
Meta, i cili në bazë të marrëveshjes PS-LSI do të mbajë edhe postin e kryetarit Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh se shpreson në bashkëpunimin e opozitës së re në interes të Integrimit të vendit në BE dhe në vendimet që kanë të bëjnë me fatet e shqiptarëve.
“Shpresoj në bashkëpunim me opozitën e re, në interes të integrimit të vendit dhe pjesëmarrjes aktive të elementeve më të spikatur te shoqërisë tonë, ne vendimmarrjet që kanë të bëjnë me fatet shqiptarëve, pasi duhet ë hetim dorë nga politika antagoniste që i ka humbur shumë kohë vendit”, theksoi Meta.
vijon....
(e.m/BalkanWeb)