E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne mbledhjen e NATO-s, refuzohet Bosnje-Hercegovina

BRUKSEL - Ne kuader te takimit te Ministrave te Jashtem te NATOs qe u zhvillua ne Bruksel nga data 3-4 dhjetor 2009, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, z. Ilir Meta mori pjese ne takimin e Komisionit NATO-Ukraine, ne takimin e Komisionit NATO-Gjeorgji, si dhe ne mbledhjen informale te Keshillit kushtuar Bosnje-Hercegovines dhe Malit te Zi. Ministrat e Jashtem te NATO-s, vendosen te ftojne Malin e Zi t'i bashkohet Planit te Veprimit per Anetaresim (MAP) por jo Bosnje-Hercegovinen, te cilen e inkurajuan te thelloje reformat me shpresen e anetaresimit ne MAP sapo te jene permbushur kriteret e duhura. Duke folur mbi kete fakt, Meta i tha mediave ne Bruksel se Shqiperia ka mbeshtetur politiken e dyerve te hapura per zgjerimin e metejshem te NATO-s. "Ne kete drejtim ne kemi mbeshtetur edhe hyrjen e Malit te Zi ne Plan Veprimin per Anetaresim (MAP), vendimi pozitiv per te cilin u mor sot me sukses te plote", - tha Meta. Ai pohoi se u shpreh mbeshtetje dhe per Bosnje-Hercegovinen, por pranoi se nuk pati konsensus. Megjithate Meta tha se Bosnje-Hercegovina u inkurajua qe te vazhdoje me reformat e saj te brendshme, me shpresen qe ne prill, ne Takimin e ardhshem te ministrave te Jashtem te NATOs te merret nje vendim pozitiv.

Gjithashtu, Ministrat e Puneve te Jashtme te vendeve kontribuuese te trupave ISAF diskutuan mbi ceshtje kyce dhe mbi prioritetet e strategjise per Afganistanin, ne vecanti per mbrojtjen e qytetareve afgane, ndertimin e kapaciteteve te sigurise afgane dhe per lehtesimin e qeverisjes dhe zhvillimit ne vend. Ministrat e Jashtem adoptuan nje deklarate te perbashket ku shprehet vullneti per te punuar se bashku per te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me misionin si dhe mbeshtetja e plote per parimet e ISAF per proceset e ri-integrimit dhe te pajtimit ne Afganistan. Duke folur me gazetaret mbi strategjine e re te Obames, Meta tha se e kishte perkrahur ate. Ketu ai konfirmoi shtimin e pjesemarrjes sone me 85 trupa pervec kontingjenteve qe kemi ne Afganistan, si dhe angazhimin sa i takon ndertimit dhe rehabilitimit te shkollave dhe 100 bursa per te rinjte afgane per te studiuar ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›