Pse duhet te ndjehemi krenare
Nga Bamir Topi
President i Republikes, Shef i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise
Sot eshte dita kur te gjithe ne kujtojme historine e lindjes, formimit dhe konsolidimit te Forcave tona te Armatosura, qe, ashtu si historia e shtetit shqiptar, kane rrugetuar mes veshtiresish, sakrificash dhe sfidash, te cilat duhet te na ndihmojne te shikojme me te sigurt te ardhmen e ne te njejten kohe te na qartesojne qellimin per te cilin ato jane formuar dhe te cilit i sherbejne me besnikeri. Por sot eshte dita te kujtojme e te nderojme me shume respekt te renet dhe deshmoret e atdheut, pa gjakun, sakrificat dhe shembullin e tyre Forcat e Armatosura nuk do te ishin keto qe jane dhe historia e tyre nuk do te ishte kaq dinjitoze sa eshte. Ata mbeten patriote, heronj dhe simbol i se vertetes, per te cilen dhane jeten dhe u ndane nga familjet dhe te dashurit e tyre.
Sot eshte dita kur Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise duhet te jene shume krenare. Ato jane te tilla, sepse rreshtohen, ashtu sikurse jeni rreshtuar ju sot, me dinjitetin e nje Force te Armatosur, anetare te NATO-s, aleances me te madhe globale te sigurise, paqes, lirise dhe demokracise. Ato jane krenare, sepse qendrojne ne krah te ushtarakeve te vendeve me te medha ne misionet paqeruajtese ne Afganistan, Cad e Bosnje-Hercegovine dhe jane te vendosura te permbushin me perkushtim, profesionalizem dhe pergjegjesi qellimin e perbashket e te perballen me trimeri dhe dinjitet me sfidat. Forcat tona te Armatosura duhet te jene krenare, sepse arriten, per nje kohe te shkurter, te permbushin detyrimet dhe angazhimet sa ne planin e reformimit te brendshem aq edhe ne ate te ngritjes se cilesise dhe profesionalizmit te tyre. Ato perfaqesuan me se miri deshiren dhe aspiraten e popullit shqiptar per t'u integruar ne NATO dhe garantuan suksesin e ketij anetaresimi.
Sot eshte dita kur te gjithe ne duhet te shprehim nje mirenjohje te sinqerte per te gjitha vendet aleate dhe mike, te cilat u perkushtuan se bashku me ne per te realizuar me sukses reformimin e Forcave tona te Armatosura, te cilat na ndihmuan qe edhe Shqiperia te anetaresohet ne NATO, te cilat na besuan te ndanin me ne pergjegjesite, sfidat dhe vendim-marrjet e rendesishme globale.
Por sot eshte dita kur duhet te mendojme per neser. Sot eshte dita jo vetem per te ndertuar te ardhmen, por edhe per ta mbrojtur dhe siguruar ate. Kjo eshte nje detyre jo e lehte, por jo e parealizueshme. Suksesi varet nga vullneti, trimeria, pergjegjshmeria, pasioni, besnikeria, patriotizmi dhe profesionalizmi qe ju do te tregoni.
* Nga fjala e mbajtur dje, ne ceremonine e 97-vjetorit te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise