Ndahet nga jeta diplomati Plaka
Ish-Zv.Ministri i Puneve te Jashtme dhe ish-Ambasadori Sokrat Plaka ka nderruar jete dhe per ta nderuar, ne ambientet e Ministrise se Puneve te Jashtme, u zhvilluan dje homazhe dhe u hap libri i ngushellimeve. Ne ceremoni moren pjese dhe shprehen ngushellimet e tyre personalitete larta te shtetit, kolege, familjare e te aferm. Gjithashtu, ne emer te Trupit Diplomatik te akredituar ne Shqiperi, kreu homazhe edhe Ambasadori rus ne Tirane, ne cilesine e Duajenit te Trupit Diplomatik.
Sokrat Plaka lindi ne Fier ne vitin 1932. Ai kreu studimet e larta per diplomaci ne Moske dhe pas kthimit ne atdhe u emerua Referent ne MPJ. Ne vitet 1975-1982, z. Plaka mbuloi postin e rendesishem te Ambasadorit te Shqiperise ne Jugosllavi. Per nje periudhe 9 vjecare, nga viti 1982-1991, z. Plaka ushtroi funksionin e Zv. Ministrit te Puneve te Jashtme.