Meta nga Korca apel politikes per bashkepunim
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me elektoratin e tij në qytetin e Korçës, nga ku përsëriti ftesën për më shumë dialog në politikën shqiptare. “Duhet të ecim me ritmin e 18-vjeçarëve”, tha Meta përpara mbështetësve të tij.
Korça simbol i bashkëjetesës së kulturave të ndryshme ka frymëzuar Ilir Metën për t’i kërkuar politikës shqiptare më shumë bashkëpunim në emër të integrimit të vendit.
Lideri i LSI-së tha gjatë aktivit të partisë së tij në Korçë se kryefjala e politikës nuk mund të jetë konflikti dhe shprehu bindjen se kjo forcë politike do të dijë të garantojë stabilitetin politiko-ekonomik për të cilin ka nevojë vendi.
Duke u ndalur tek problemet e korçarëve, Meta pohoi se LSI ka një program për integrimin e emigrantëve të kthyer në Shqipëri për shkak të krizës greke.
Meta u kerkoi korçarëve që në 23 qershor të votojnë LSI-në, e cila sipas tij ofron një mundësi të sigurt, një alternativë të mençur e me këmbë në tokë.