E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta nga Lezha: “Synimi ynë çrrënjosja e monizmit dhe kthimi i fuqisë tek qytetarët me anë të referendumeve”

Ish presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili aktualisht bashkëudhëheq koalicionin opozitar “Bashkë Fitojmë”, ka bërë thirrje për të votuar kandidatët e këtij koalicioni në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjatë një takimi në Bashkinë e Lezhës  ku prezantoi kandidatin e opozitës për Bashkinë e Lezhës, zotin Pashk Gjoni, zoti Meta ftoi qytetarët të votojnë kundër arrogancës si model i qeverisë në pushtet, ndërsa tha se synimi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” çrrënjosja e monizmit dhe kthimi i fuqisë tek qytetarët me anë të referendumeve.

Meta shtoi se ky koalicion shkon përtej zgjedhjeve lokale të 14 majit.

“Modeli i krijuar në Tiranë e qeverisjes qendrore është edhe këtu, modeli i arrogancë, diskriminimeve politike ndaj qytetarëve dhe mungesës së transparencës.

Me fitoren e koalicionit edhe në këshillin e bashkisë së Lezhës do kemi mundësinë të instalojmë një model afatgjatë të përkushtimit dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve” tha zoti Meta.

“Rilindja nuk zgjedh njerëz për vizionin, por shërbëtorë që më pas t’i përdorin për të firmosur, si në rastin e inceneratorëve” shtoi zoti Meta.

Si tha se modeli i koalicionit “Bashkë fitojmë” është ai i uljes së taksave, jo i rritjes së tyre në mënyrë arbitrare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›