Nen akuze te rende, Sefgjini nuk largohet nga detyra

Shkarkimi i drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, duhet te behet nga eproret e tij dhe jo me kerkese te Prokurorise se Krimeve te Renda. Arben Sefgjini gjendet nen autoritetin e Ministrise se Financave, ndersa organi i akuzes i ka komunikuar se eshte marre i pandehur ne gjendje te lire per akuzen e rrembimit dhe tortures me pasoje zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas te duralumineve ne vitin 1995, Remzi Hoxhes. Por ky eshte nje nga rastet e rralla, kur nje zyrtar merret i pandehur per nje akuze te rende dhe vazhdon te ushtroje detyren e tij. Ish-kreu i deges se SHIK per Tiranen ne periudhen qe ndodhi rrembimi i 42-vjecarit se bashku me Ziso Kristopulin dhe Avdyl Loshaj, si te dyshuar per aktivitetin e tyre ne Shqiperi, nuk mund te shkarkohet prej prokurorise. Po per shkak te rendesise se procesit dhe mos cenimit te tij, largimi i Sefgjinit, sipas juristeve, duhet te ishte kryer menjehere, deri ne fund te ceshtjes.
Burime zyrtare te organit te akuzes thane dje, per gazeten "Koha Jone" se "detyra jone ishte te hetonim kete dosje dhe te konkludonim nepermjet depozitimit ne Gjykaten e Krimeve te Renda". Por tashme qe ky mision u krye pas 11 vitesh hetimi te zvarritur, akuza ka cuar per gjykim kater ish-SHIK-as, perfshi edhe Arben Sefgjinin. Por gjate arrestimit te vitit 2003, ata perfituan nga amnistia dhe u liruan, nderkohe qe dosja u rihap pas presionit nderkombetar. Te pyetur per pozicionin e Sefgjinit si zyrtar, hetuesit shpjeguan juridikisht se "tashme akuza eshte ngritur dhe eshte lene hetimi ne gjendje te lire sipas dispozitave te Kodit Penal, per masat administrative ndaj tij duhet te vendosin te tjeret". Gjithsesi, sipas tyre, kjo nuk cenon procesin hetimor dhe ate gjyqesor, pasi zyrtarit i eshte bllokuar pasaporta dhe eshte ndaluar te dale jashte vendit. "Ne kemi kryer pjesen tone ligjerisht, tashme i mbetet te tjereve te vendosin per largim ose jo nga detyra mbi provat qe ne kemi servirur dhe akuzen qe kemi ngritur", tha nje zyrtar i prokurorise. Por, nga ana juridike, ky vleresohet si precedent i rende, pasi per te gjithe zyrtaret qe jane akuzuar per vepra te renda jane marre menjehere masa administrative deri ne fund te proceseve gjyqesore. Trupit gjykues i mbetet te vleresoje provat gjate procesit dhe kreu i saj ne Krimet e Renda, Xhelal Elezi, te jape nje vendim mbi fajesine ose pafajesine e kater te pandehurve ish-SHIK-as, njeri ne mungese.
Ceshtja
Por gjykimin ne mungese hetuesit e shpjegojne edhe me faktin se afatet e paraburgimit kishin perfunduar ne vitin 2003 dhe ata jane liruar si te amnistuar dhe per kete arsye nuk mund te riarrestoheshin. Hetimi rinisi me grumbullimin e deshmive te te mbijetuarve te rrembimit qe deklaruan se ishin keta ish-zyrtare te SHIK qe i torturuan ne vitin 1995 dhe me pas zhduken Remzi Hoxhen. "Keta persona nuk mund te mbahen ne qeli per te njejten veper penale, per te cilen kane kryer nje here paraburgim, por mund te gjykohen ne gjendje te lire deri ne dhenien e vendimit", thane burime zyrtare te prokurorise. Ndersa per masat administrative qe lidhen me largimin nga detyra i Sefgjinit, ky eshte nje veprim qe vendoset nga eproret e tij dhe qe sipas hetuesve duhet te behet. Te pandehurit e ceshtjes jane Arben Sefegjini, ish-drejtori i SHIK per degen e Tiranes, aktualisht me detyre drejtor i Pergjithshem i Tatimeve, Ilir Kumbaro ish-drejtor i SHIK ne drejtorine qendrore, Avni Koldashi ish-shef i bazes se vezhgimit, Budjon Mece, ish-inspektor. Kumbaro gjendet ne Angli i larguar qe prej vitit 1997, kurse Mece e Koldashi jetojne ne Tirane dhe gjenden nen vezhgimin e policise dhe u eshte ndaluar largimi jashte vendit.
Re. Kro
PS: Te shkarkohet dhe te arrestohet Sefgjini
Selia roze kerkon shkarkimin e menjehershem nga detyra te drejtorit te Tatimeve, Arben Sefgjini, si person i akuzuar per rrembim personi e vrasje. Kryetari i Komisionit te Ligjeve Administrates ne Asamblene te PSSH, Ylli Manjani, u beri thirrje krereve te institucioneve te shkarkojne nga detyra Sefgjinin, duke e konsideruar te turpshme qendrimin e tij ende ne detyre. "Eshte turp per Republiken tone, qe nje i akuzuar per nje krim kaq te rende te vazhdoje te jete taksambledhesi i shqiptareve", tha Manjani. Ai e vleresoi si te patolerueshme sjelljen e Kryeministrit ne mbrojtje te drejtorit, duke u gjendur keshtu ne anen e anti-ligjit dhe jo ne zbatim te tij. "Nga praktika e derisotme, rezulton se Prokuroria e Krimeve te Renda ka kerkuar gjithmone arrestin me burg per te gjithe te akuzuarit e saj. Ndersa ne kete rast eshte mjaftuar vetem me bllokimin e pasaportes", akuzoi Manjani. Sipas tij, sjellje te tilla tregojne hapur pabarazine ne zbatimin e ligjit. "I kerkojme Kryeministrit qe te ndaloje menjehere presionin ndaj organeve te drejtesise. I kerkojme qe ta deshmoje kete gje duke shkarkuar menjehere zotin Sefgjini nga detyra e drejtorit Pergjithshem te Tatimeve", vijoi Manjani. Po keshtu, ai i kerkoi Prokurorise qe te rivendose ne vend autoritetin e shtetit, duke kerkuar arrestimin e menjehershem te ketyre te akuzuarve, ashtu sic eshte bere per te gjithe te tjeret.
R.R.
Sefgjini, prej 20 janarit ne krye te Tatimeve
Prej dates 20 janar te ketij viti, Arben Sefgjinii, ish-shikasi i akuzuar per zhdukjen e tregtarit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, mban postin e drejtorit te Pergjithshem i Tatim-Taksave. Ish-zv/drejtori i Drejtorise se Sherbimit Informativ per Tiranen, nje nga te akuzuarit si i implikuar ne zhdukjen e tregtarit Hoxha ne tetor te vitit 1995, ka ardhur ne kete detyre, pasi qendroi disa muaj ne krye te zyres se Permbarimit. Ne fakt, peripecite per te nuk kane pasur te sosur. Tete vite pas zhdukjes se tregtarit Hoxha, konkretisht ne maj te 2003, Sefgjini se bashku me dy punonjes te tjere te SHIK-ut, perfundoi ne pranga. Nuk do te zgjaste shume dhe Sefgjini do te ishte serish i lire, per shkak te perfundimit te afateve te paraburgimit, si dhe per faktin se prokuroria nuk gjeti ndaj tij asnje prove per ta implikuar ne ngjarjen e rende. Ne vitin 1997, vepra penale per te cilen u akuzua u amnistua nga Parlamenti, duke i hequr cdo pengese per emerime ne poste publike. Per disa vite, Sefgjini nuk mbajti asnje post publik, per shkak te hetimeve qe prokuroria zhvilloi ndaj tij, si nje nga te dyshuarit per zhdukjen e tregtarit Remzi Hoxha. Me ardhjen ne pushtet te Partise Demokratike, Sefgjini u be serish pjese e drejtimit ne administraten publike.