E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta paralajmëron protesta: Brenda 24 orësh do të njoftojmë të parën

Kryetari i Partisë së Lirisë ka Ilir Meta ka paralajmëruar nisjen e protestave. Në një konferencë për mediat, Meta tha se do të jetë vetë në krye të protestave, përpara oborrit të Parlamentit, por edhe në çdo vend ku shfaqen akte korruptive të qeverisë.

“Nuk do të habiteni që si kryetar i Partisë së Lirisë të jem vazhdimisht përpara parlamentit së bashku me ata qytetarë që ndjehen të pa përfaqësuar nga një parlament me vota te vjedhura. Si rezultat i kësaj forca më e dëmtuar ishte ish LSI, që në vend që të kishte 12 ka vetëm 4 mandate. Edhe kësaj force politike qëndron në sheshe, tek njerëzit. Aty do ta shprehë me forcën më të madhe, jo vetëm me deputetët por edhe me zërin e qytetarëve”, tha Meta.

Ai tha se data e protestës së parë do të bëhet e ditur brenda 24 orëve.

“Shumë shpejt protesta e parë do të njoftohet në këto 24 orë. Do të ketë vazhdimisht protesta. Kjo do të ndodhë kur unë të konsultohem me drejtuesit e tjerë të Partisë së Lirisë”, tha Meta.

Meta foli edhe për padinë ndaj Autoritetit të Dosjeve, ndërsa i akuzoi edhe njëherë për falsifikim. Ai tha se SPAK e ka kaluar këtë çështje në kompetencë të prokurorisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›