Vuçiç poston foto me Ramën nga Beogradi: Krenar për miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar vitet e fundit

Kryeministri Edi Rama vijon të jetë në Beograd, ku u zhvillua këtë të premte Samiti i Ballkanit të Hapur, ndërsa duket se pasditen, kreu i qeverisë shqiptare, e ka shfrytëzuar për të parë bukuritë e Serbisë. Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka postuar një foto me Ramën, teksa shihen të ulur në një lokal buzë lumit Sava.
“Krenar për Beogradin për ujin dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar vitet e fundit”, shkruan Vuçiç në postim.
Tre vendet anëtarë të Open Balkan, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, firmosën sot në Beograd një sërë marrëveshjesh të rëndësishme, mes të cilave marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, atë të bashkëpunimit në kinematografi e aktivitete audio-vizuale në Ballkanin Perëndimor, marrëveshja në fushën e energjetikës dhe për bashkëpunim në fushat e emergjencave civile.
/rtsh.al/