E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Alfabeti i gjuhës shqipe, faktor për ruajtjen e ekzistencës së kombit.

Kryeministri Berisha në konferencën shkencore me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit", e cila po zhvillon punimet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. u shpreh se "krahas pavarësisë së Shqipërisë, alfabeti i gjuhës shqipe është një ndër faktorët më përcaktues për ruajtjen e ekzistencës së kombit shqiptar".
Duke përshëndetur 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit, Kreu i Qeverisë shqiptare u shpreh se "sot ne nderojmë një nga ngarjet më të shënuara dhe më të ndritura të historisë sonë kombëtare". "Duke vendosur alfabetin për njehësimin e gjuhës, Kongresi i Manastirit krijoi plazmën e bashkimit kombëtar. Alfabeti ishte tharmi i bashkimit të shqiptarëve rreth identitetit dhe gjuhës së tyre. Nuk mund të injorohet ndikimi i madh i kësaj ngjarje në zhvillimet e mëvonëshme, kryengritjet e mëdha të Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare që bënë të mundur pavarësinë e Shqipërisë", tha Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›