E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, premton integrimin, fton opozitën në Kuvend

Ministri i Jashtëm Ilir Meta i ka bërë edhe një herë thirrje opozitës të marrë pjesë në Kuvend dhe me përgjegjësinë e saj në mënyrë kontruktive dhe atdhetare të angazhohet për ndryshimin e kodit zgjedhor. Në një konferencë për shtyp Ministri i Jashtëm Meta ka theksuar gjithashtu se qeveria e integrimit do të bëjë ç'është e mundur që liberalizohen vizat për Shqipërinë duke shtuar se kjo do të ndodh shumë shpejt.
Meta ka përshëndetur edhe vlerësimet e misionit të SHBA-së në OSBE, BE-në dhe vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it lidhur me raportin final të zgjedhjeve të 28 qershorit.
"Edhe sot përfaqsuesit e BE-së dhe SHBA-ja vlerësuan në raportin final i cili konstaton qartë që Shqipëria ka përmbushur detyrat dhe ka arritje në procesin e listës së votuesve, kuadrin ligjor dhe zgjidhjet e 28 qershorit" theksoi Meta duke shtuar se kjo qeveri do të bashkëpunojë ngushtë në të ardhmen me ndërkombëtarët që zgjedhjet e ardhshme të jenë me standartet e nje vendi europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›