E Diel, 1 Nëntor 2026

Karamanlis uron Berishën për rizgjedhjen e tij si kryeministër

Kryeministri grek Kosta Karamanlis i dërgon kryeministrit Berisha një letër urimi, përmes së cilës përshëndet rizgjedhjen e tij në postin e kryeministrit, si dhe i uron suksese qeverisë së re. Në mesazhin e urimit Karamanlis thekson se Greqia do të mbetet një fqinj i mirë, një mik i besuar dhe partner, një aleat i afërt në NATO dhe një përkrahës i qëndrueshëm i perspektivës evropiane të Shqipërisë. "Jam i bindur se ka vullnet të fortë politik nga te dyja palët, në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të rëndësishme strategjike, dypalëshe si dhe në nivel rajonal, për të mirën e vendeve tona, popujve tanë dhe stabilitetit në rajon" thekson Karamanlis. Gjithashtu ai thekson se minoriteti grek ka vlerë në Shqipëri dhe rolin e saj të rëndësishëm në kontekstin e një vendi modern Evropian dhe demokratik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›