E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta pret Ahmetin: Meta: Përkrahje për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni

TIRANË- Kreu i LSI- Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti.

Zyra e shtypit e LSI-së bën me dije se kreu i LSI-së i shprehu Ahmetit angazhimin e tij se do të përkrahë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Meta dha mbështetjen e tij edhe për çështjen e emrit dhe për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë.

Nga ana e tij kreu i BDI-së, uroi kreun e LSI për fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Takimi mes Metës dhe Ahmetit u zhvillua pasditen e sotme në ambientet e selisë së LSI. 
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Ahmeti-Berishës: Mbeteni kryeministër i përhershëm i shqiptarëve në Maqedoni

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›