E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkimi i 3 gjeneralëve, gjykata refuzon padinë për rrëzimin e dekretit

gjeneraletTiranë- Tre gjeneralët e shkarkuar para pak kohësh nga detyra kanë humbur betejën gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë kundrejt Presidentit Bujar Nishani, pasi ata kërkonin pezullimin e dekretit të këtij të fundit.

Gjeneralet Abaz Lleshi, Dhori Spiropali dhe Sandër Lleshaj pretendojnë se janë shkarkuar padrejtësisht, duke e cilësuar dekretin e kreut të shtetit si të paligjshëm.

Gjyqtaret Fahri Budo dhe Enkelejda Metaliaj e ka rrëzuar kërkesën e Abaz Lleshit dhe Dhori Spirollari për pezullimin e dekretit me argumentin se ajo nuk bazohet në asnjë ligj duke mos e pranuar në këtë mënyrë aktpadinë. Po ashtu një tjetër argument ishte sepse ata nuk janë paraqitur në seancë. Më 9 korrik pritet të shqyrtohet dhe kërkesa e gjeneral Sandër Lleshit.

Në një pronocim për mediat ata i kanë bërë thirrje presidentin Bujar Nishani që të mos bëhet pjesë e një procesi legjitim.
Në momentin e shkarkimit gjeneralët kanë thënë se dekretet janë publikuar me vonesë duke akuzuar se kreu i shtetit injoroi ligjin.

Ish-gjenerali, Abaz Lleshi i ka kërkuar kreut të shtetit që të tregojë se në cilin nen është mbështetur për të marrë vendimin për shkarkimin e tyre. Gjithashtu ka ngritur dyshimet se Forcat e Armatosura kryejnë punë të rëndësishme, por që nuk u përket.
Dekretet e Presidentit për lirimin nga detyra kanë mospërputhje ligjore dhe janë dërguar në rrugë postare. Presidenti ka injoruar ligjin pasi dekretet e tij janë publikuar me vonesë. Heshtja nuk i shërben askujt, ata që kanë bërë këtë të japin një shpjegim. I bëjmë thirrje presidentit të na citojë nenin ku është mbështetur për shkarkimin tonë,- janë shprehur tre gjeneralët.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra tre gjeneralët e Forcave te Armatosura. Dekretet mbajnë datën 21 maj 2013.
Ndërkohë pak minuta më pas reagoi Ministrtia e Mbrojtjes, e cila nëpërmjet një deklarate për mediat shprehet se e gjithë procedura e shkarkimit është bërë në bazë të ligjit.
Sipas MM-së, pretendimet e tyre janë absurde, sepse ata janë lajmëruar personalisht nga Shefi i Shtabit të FA. Madje sipas saj është përgatitur edhe një ceremoni për lirimin e tyre, por gjeneralët e kanë kundërshtuar.
“Pretendimi për heshtje apo mos vënie në dijeni, nuk qëndron sepse: Me daljen e dekreteve të Presidentit të Republikës, Shefi i Shtabit të FASH ka komunikuar individualisht me secilin prej gjeneralëve, në respekt të plotë të njoftimit në kohën e duhur dhe personalisht, për të shmangur me sa mund njoftimin, së pari nga mediat, siç edhe ka ndodhur në raste të tjera të ngjashme. Ministria e Mbrojtjes ka propozuar edhe organizimin e një ceremonie të largimit nga detyra, ceremoni kjo e refuzuar prej tyre’,- tha drejtoresha e Kabinetit të ministrit të Mbrojtjes, Donika Çapi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›