Meta pret Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë Abramov

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta priti sot zotin Leonid Abramov, me rastin e marrjes së detyrës si Ambasador i Federatës Ruse në Tiranë.
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta e njohu Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë Leonid Abramov mbi zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit.
Meta evidentoi vullnetin e Qeverisë Shqiptare për forcimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë.
Ministri i Punëve të Jashtme, më tej u ndal edhe në rolin dhe kontributin e Qeverisë shqiptare për forcimin e paqes dhe stabilitetit ne rajon.
Nga ana e tij, Ambasadori i Federatës Ruse, Leonid Abramov shprehu kënaqësinë për pritjen e rezervuar dhe e njohu Meta mbi angazhimin që Qeveria ruse tregon ndaj Shqipërisë si një vend i një rëndësie të veçantë në rajonin e Ballkanit.
Ai gjeti rastin të përsërisë edhe një herë ftesën e bërë nga Ministri Lavrov për Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Meta për të zhvilluar një vizitë në Federatën Ruse në një kohë të përshtatshme.