Infarkt shoferit, kamioni përplas 3 makina

Një aksident i rrallë ka ndodhur sot në Tiranë. Një person i cili ishte duke udhëtuar me automjetin e tij ka pësuar infarkt në zemër dhe si rrjedhim ka humbur kontrollin e automjetit. Viktima është Albert Marku 40 vjeç nga Durrësi i cili po drejtonte një kamion por pas infarktit automjeti ka lëvizur në mënyrë kaotike dhe si pasojë kanë përfunduar të përplasura tre makina.
Aksidenti mësohet të ketë ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Mësohet se nuk ka të plagosur nga përplasja e kamionit me dy makinat pëveç dëmeve materiale.