Skënder Hyseni të hënën viziton Tiranën

Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni vjen të hënën për një vizitë dy-ditore në Tiranë. Hyseni vjen në Shqipëri me ftesë të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Ilir Meta. Në axhendën e ministrit të jashtëm kosovar parashikohet një takim tete a tete me ministrin e jashtëm Meta dhe më pas një konferencë e përbashkët për shtyp.
Gjithashtu ministri i jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni do të takohet më presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli.
Gjithashtu ministri i jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni do të takohet më presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli.