Meta pret amb izraelit: Thellim bashkëpunimi
Gjatë takimit, Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionale që ekzistojnë mes dy vendeve si dhe bashkëpunimin mes dy qeverive. Në këtë kuadër, ai theksoi rëndësinë që ka zgjerimi i këtyre marrëdhënieve në të ardhmen në interes të të dy vendeve, duke u ndalur në veçanti në nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik. Nga ana e tij, Ambasadori Cohen theksoi se Izraeli është i interesuar për forcimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat me Shqipërinë. Ai tha se populli izraelit ushqen ndjenja të thella miqësore për popullin shqiptar. Gjithashtu, Ambasadori Cohen përcolli ftesën e ministrit të Punëve të Jashtme Izraelit, Avigdor Liberman drejtuar Metës për një vizitë zyrtare në Izrael, e cila u mirëprit prej tij. Gjatë takimit u diskutua, gjithashtu, edhe në lidhje me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Lindjes së Mesme.