Meta pret nxënës të Luginës së Preshevës

Zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm, Ilir Meta priti sot nxënësit më të dalluar nga Lugina e Preshevës.Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se Shqipëria është një destinacion shumë i rëndësishëm si për pushime dhe për studimet e tyre. "Ballkani duhet të jetë pjesë e Europës në mënyrë që fëmijët të mos diskriminohen", theksoi ai.
Një moment i veçantë ishte dhe përshëndetja e nxënësve të ardhur midis të cilëve dhe një vajzë serbe.
Ky aktivitet është një tjetër iniciativë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, dhe mbajtja e një premtimi të bërë gjatë vizitës së realizuar në Presheve gjatë muajit mars.