Virozat e stinës, fluks pacientësh në spitalin e Burrelit
Rritja e ndjeshme e temperaturave po shoqërohet me viroza në rrethin e Matit. çdo ditë pranë repartit të pediatrisë në Burrel, paraqiten me dhjetra persona. Shumica prej pacientëve janë fëmijë. Ata marrin ndihmën e parë mjeksore dhe trajtohen në shtëpi, por ka dhe raste të rënda që shtrohen në spital.
Mjeku pediatër Ylli Berberi thotë se shumica e pacientëve paraqiten me temperaturë dhe shenja të tjera të virozave.
Në këtë kohë, mjekët këshillojnë përdorimin e lëngjeve dhe evitimin e qëndrimit në diell për kohë të gjatë.