Çelësi i përgjigjeve për 8 llojet e tezave
16/06/2010 Rreth 38 mijë maturantë në të gjithë vendin kanë dhënë dje provimin e Matematikës
Rezultatet e testimit sipas rregullores do të bëhen publike pas 15 ditësh
Pranvera Kola
Rreth 38 mijë maturantë kanë marrë pjesë gjatë ditë së djeshme në provimin e dytë të maturës, që është zhvilluar në lëndën e Matematikës. Me mbylljen e këtij provimi maturantët do t’i nënshtrohen fazës përgatitore për dy provimet me zgjedhje, që do të zhvillohen më 30 qershor. Ndërkohë që rezultatet për provimin e dytë të detyruar pritet të bëhen publike pas 15 ditësh. Menjëherë pas përfundimit të provimit të Matematikës, të gjitha testet e maturantëve do të nisen në drejtim të Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve (AVA), me masa të rrepta sigurie, dhe do të shpërndahen në katër qendrat e korrigjimeve në të gjithë Shqipërinë. Procesi i vlerësimit të testeve do të monitorohet nga ekspertë të politikave të inspektimit në Ministrinë e Arsimit dhe specialistë të Inspektoratit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar. Për t’u ardhur në ndihmë maturantëve, gazeta boton të plotë çelësin e përgjigjeve për të gjitha llojet e testeve të plotësuara në shkolla gjatë ditës së djeshme.