Meta publikon dokumentet Kerkova zbatimin e ligjit
Gjate nje komunikimi me mediat Meta tregoi dokumentet zyrtare dhe praktikat e ish-ministrit Prifti qe kerkonte nisjen e procedurave per licencimin e kompanise per te marre koncesionin e hidrocentralit. Pretendohet edhe nga ajo lloj bisede qe eshte paraqitur me titra qe eshte bere nderhyrje per zbatimin e nje vendimi te Gjykates se Apelit qe gjoja nuk ekzistonte apo njekohesisht qe sipas ish-ministrit nuk ishte protokolluar ne Ministrine e Ekonomise dhe madje qe kerkonte tia conin dorazi u shpreh Meta. Kreu i LSI-se tregoi dje praktiken e ndjekur dhe leterkembimin mes kompanise dhe Ministrise se Ekonomise per kete koncesion. Ketu eshte e gjithe praktika kartela shoqeruese e praktikes se kerkeses se perseritur nga ana e kompanise ne fjale ndaj ish-ministrit ku i behet e qarte dokument qe eshte nisur ne daten 5 janar 2010 nga perfaqesuesit e kompanise ne Ministrine e Ekonomise dokument qe eshte protokolluar me 3 shkurt dhe memo e cila ne 5 shkurt mban disa shenime ku eshte edhe shenimi i ish-ministrit per kete kerkese per zbatimin e vendimit te Gjykates se Apelit per vazhdimin e procedurave qe ishte i formes se prere ku thuhet shume qarte disa elemente pervec te tjereve u shpreh Meta duke bere publike dhe praktiken zyrtare. Duke vazhduar me te ai tregoi dhe se si perfshihet ne kete pergjim shuma e 700 mije eurove. Po ju paraqes pjese nga letra Zoti minister u mbushen tre vjet qe kjo shoqeri eshte angazhuar dhe po investon konform ligjit per ndertimin me koncension te HEC-eve mbi lumin Gostime-Shushice-Elbasan. Investimi dhe shpenzimet e kryera deri tani nga aksioneret e shoqerise e kalojne shifren 700 mije euro sqaroi Meta. Sipas tij keto fakte tregojne se i gjithe pergjimi kriminal dhe i paligjshem i bere ndaj meje ka qene teresisht i provokuar ashtu sikurse vertetohet edhe nga montazhi i deritanishem por do te vertetohet edhe gjate hetimit qe do te bejne organet e zbatimit te ligjit. Per kreun e LSI-se dhe bazuar ne dokumentin e paraqitur dje vendimi i Gjykates se Apelit eshte i shtatorit 2009. Me poshte behet e qarte se shoqeria ka ne perberjen e saj si aksionere edhe tre kompani te huaja nga Hungaria te cilat pas tre vjet pritjeje dhe zvarritjeje kane paralajmeruar ortaket nga Shqiperia per doreheqjen e tyre. Kjo do te shkaktoje nje tjeter dem te pazevendesueshem per palen shqiptare. Dhe perfundon Lutemi vleresoni vendimin e formes se prere te gjykates dhe nderhyni me autoritetin qe ju jep ligji z. minister per te pershpejtuar procesin. Bashkelidhur keni vendimin e formes se prere te Gjykates se Apelit Tirane me numer 265 date 10 shtator 2009 u shpreh Meta. Madje duke treguar dhe shenimin e ish-ministrit te Ekonomise Prifti kreu i LSI-se tregoi se ai ishte ne dijeni te vendimit te Gjykates se Apelit dhe kishte porositur ekzekutimin e tij. Po keshtu bashkengjitur me kete praktike eshte edhe vendimi i Gjykates se Apelit i dates 10 shtator 2009 pra gjashte muaj para pergjimit ose tre-kater muaj para se kjo kerkese ky insistim i perseritur te protokollohej ne kete ministri dhe per te cilen nje muaj para pergjimit ish-ministri i cili ne bisede ben sikur nuk di gje qe ky vendim dhe kjo kerkese ka ardhur dhe eshte protokolluar ka bere kete shenim per sekretarin e pergjithshem Z. Kraja keta kane fituar gjyqin. Te procedojme per tia vazhduar. Kjo eshte firma e shkurtuar qe ai perdorte ne shenimet e bera ne memo. Me pare ka nje tjeter shenim ne kete kartele shoqeruese i bere nga zevendesministri drejtuar ish-drejtorit te drejtorise perkatese te asaj kohe. Z. Thomai pergatisni nje memo mbi kete ankese. Perse nuk po veprohet sipas ligjit u shpreh Meta.
ARISTIR LUMEZI