Ceremoni në 20 vjetorin e themelimit të OMONIA-s
20 vjetori i themelimit të shoqatës OMONIA është kujtuar me një ceremoni në të cilen ishin të pranishëm kryetari i kesaj shoqate Vasil Bollano, kreu i PBDNJ Vangjel Dule si dhe një sërë anëtarësh e përfaqësues të OMONIA-s, të cilet kanë sjellë në vemendje historinë e kësaj shoqate qe prej themelimit të saj në vitin 1991 e deri në ditet e sotme. Gjate kësaj ceremonie, Bollano ka shprehur urimet e tij në këtë 20 vjetor për perfaqësuesit e kësaj shoqate, si dhe për ecurinë e metejshme të saj gjatë viteve në vazhdim. OMONIA, organizata më e madhe e përfaqesimit etnik të grekëve në Shqiperi është themeluar në 11 janar të vitit 1991 në fshatin Dervician të komunës së Dropullit të Poshtëm në rrethin e Gjirokastrës.