20 vjetori i PD-së në Berat, Berisha: Nuk do të largohem nga pushteti
Nga qyteti i Beratit, kryeministri Berisha iu përgjigj thirrjeve të opozitës, duke deklaruar se nuk do të largohet nga pushteti dhe qeveria.
Edhe njëherë tjetër, pas seancës së fundit parlamentare, ai iu rikthye akuzave personale ndaj liderit të opozitës, Edi Rama.
Këto deklarata Berisha i bëri nga qyteti i Beratit, ku merrte pjesë me rastin e 20 vjetorit të themelimit të PD -së, në këtë qark.
Në këtë takim me mbështetësit, Berisha nuk la pa përmendur dhe synimet e koalicionit qeveritar, ku përmendi fitoren në zgjedhjet lokale në bashkitë kryesore në vend, veçanërisht atë të Tiranës. Ky ishte stacioni i radhës për kryeministrin, pas Durrësit, Elbasanit dhe Korçës.