Meta se tërheq deklaratën për kokëpalarët: Sharxhoj asnjë minutë me të kaluarën, shoh nga e ardhmja
Ilir Meta, duke folur në një intervistë për Shqiptarja.com, është shprehur se gjithë socialistët e kanë mirëpritur bashkimin e PS-së me LSI-në. Meta ka refuzuar që ta tërheqë cilësimin kokëpalarë për protestuesit e 21 janarit, duke thënë se nuk harxhon asnjë minutë me të shkuarën, pasi sheh nga e ardhmja.
Jam i bindur se të gjithë socialistët e kanë mirëkuptuar dhe mirëpritur këtë bashkëpunim dhe e kanë kërkuar prej kohësh. Historitë e së kaluarës i takojnë historianëve, ata duhet ti shikojnë dhe vlerësojnë. Në politikë flitet vetëm nëpërmjet akteve politike. Ky është një akt që i shërben së ardhmes. Dhe mendoj se ky është morali më i mirë dhe më i çmuar, që i duhet kohës, ka thënë Meta.
Insistimit të pyetjes nëse Meta e tërheq cilësimin si kokëpalarë të protestuesve, ai i është përgjigjur se, nuk kam ndërmend ti kthehem së kaluarës. Në respekt të asaj që ka ndodhur, por sidomos më shumë në respekt të së ardhmes, e cila nuk më lejon të harxhoj asnjë minutë për histori që nuk i përkasin asaj, pra të ardhmes.
Në lidhje me marrëveshjen me Ramën, ai nuk ka treguar asnjë detaj./b.l
