E Diel, 1 Nëntor 2026

Nasip Naço: Zgjedhjet janë në rrezik, tashmë ka nisur manipulimi i tyre

nacoDeputeti i LSI-së, Nasip Naço, ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit të Ligjeve për të liruar anëtarin e LSI-së nga KQZ-ja. Sipas Naços, kjo është një shkelje ligjore, duke qenë se anëtarët e KQZ-së miratohen dhe shkarkohen, jo lirohen.

Ai është shprehur se me këtë veprim zgjedhjet janë në rrezik dhe tashmë ka nisur manipulimi i tyre.

Naço ka thënë se LSI është treguar dinjitoze në koalicionin me PD-në dhe ka respektuar gjithmonë ligjin, ndryshe nga kjo e fundit, që nuk po e bën këtë gjë.

Që në moment që thoni lirimi, është diçka e paligjshme, pasi në nenin 14 thuhet emërimi dhe në nenin 18 thuhet shkarkimi. Veprimi është i paligjshëm, pasi nuk është në përputhje me ligjin. Zëvendësimi bëhet vetëm në bazë të ligjit, kur një anëtar jep dorëheqjen, kur merret me aktivitet politik apo kur nuk vete më shumë se dy herë në KQZ. Pra, kryekëput nuk kishte kërkesë ligjore, por antiligjore nga mazhoranca, që do thotë se juristët e saj nuk e mbronin dot, pasi kishin vetëm argumentet politike. Zgjedhjet kanë filluar të rrezikohen, pasi kanë filluar hapat për manipulim, tha Naço për News 24./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›