E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vaditja e tokave në Libohovë, Bashkia ndërhyn për pastrimin e rrjetit vaditës

Fermerët e zonës së Libohovës janë angazhuar intensivisht gjatë kësaj periudhe me ujitjen e tokave bujqësore.

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve e kanë bërë ujitjen një domosdoshmëri për të garantuar vazhdimësinë e prodhimeve bujqësore.

Sipas specialistëve të bujqësisë në këtë Bashki, po ndiqet nga afër situatën në terren dhe po ndërhyhet aty ku paraqiten vështirësi.

“Në bashkinë Libohovë kultivohet një sipërfaqe e konsiderueshme me kulturën e misrit, e cila ka nevojë për ujitje. Deri në këto momente është kryer ujitja e tretë në gjithë sipërfaqen e kultivuar me këtë kulturë.

Bashkia ka marrë masa në bashkëpunim me Bordin e Kullimit, sepse rezervat ujore të liqenit të Doftisë, që administrohet nga Bordi i Kullimit, janë edhe për vaditjen e katërt. Me këtë vaditje plotësohet cikli i kulturës së misrit dhe shkon drejt pjekjes së tij,” shprehet specialisti i bujqësisë, Filip Zëra.

Falë bashkëpunimit të mirë me fermerët, ndërhyrjet në rrjetin vaditës po realizohen më shpejt dhe po mundësojnë përmirësimin e shpërndarjes së ujit.

Në këtë mënyrë, synohet jo vetëm të ruhet prodhimi sezonal, por edhe të forcohet qëndrueshmëria në bujqësinë lokale.

Gazetare: Boralda Pëllumbi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›