E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zv.ministri rus: Humbjet e BE-së nga ndërprerja e bashkëpunimit me Moskën tejkalojnë 1 trilion euro

Zv.ministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko ka deklaruar se humbjet e Bashkimit Evropian nga ndërprerja e bashkëpunimit dhe tregtisë në fushën e energjisë me Rusinë, tejkalojnë 1 trilion euro.

“Ka vlerësime të ndryshme. Nëse flasim për shumicën e ekspertëve, totali arrin në më shumë se një trilion euro duke marrë parasysh humbjet nga ndërprerja e bashkëpunimit energjetik me Rusinë, nga kufizimi i tregtisë. Në vitin 2013, tregtia jonë vlente 417 miliardë euro, vitin e kaluar ishte e barabartë me 60 miliardë euro, tani praktikisht po i afrohet zeros. Ky është fitim i humbur“, tha ai.

Grushko shtoi se kostoja e gazit natyror në Evropë është 4-5 herë më e lartë se në SHBA, ndërsa energjia elektrike është 2-3 herë më e shtrenjtë.

“Ky është çmimi që Evropa duhet të paguajë për kufizimin e të gjitha kontakteve ekonomike me Rusinë”, tha ai.

Në prill të 2022-shit, Bashkimi Evropian miratoi paketën e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, e cila prekte sektorin e energjisë me ndalimin e importeve të qymyrit rus, si  dhe përmbante embargon ndaj armëve ruse dhe ndalimin e eksportit të teknologjive në Rusi.

BE ka miratuar derimë tani 18 paketa sansionesh ndaj Rusisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›