E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta sqaron deklaraten e Nacos Ska konfuzion ne kampin opozitar

Në një konferencë për shtyp, kreu i LSI, Ilir Meta deklaroi se nuk ekziston asnjë konfuzion në kampin opozitar.
Kështu, kryetari Meta ka sqaruar dhe njëherë tjetër deklaratën e deputetit të LSI, Nasip Naco, duke nënvizuar se në kampin opozitar gjithçka ecën në sintoni të plotë.
“Nuk ekziston asnjë konfuzion në kampin opozitar përkundrazi gjithçka ecën në sintoni të plotë. Sot opozita synon të arrijë 80 mandate në shkallë vendi dhe të fitojë me diferencë 200 mijë vota që është plotësisht e mundshme. Për çështjen në fjalë përgjigja më e mirë është e zgjidhur, e zgjidh kushtetuta, vota e shqiptarëve. Për premtimin e doktorit se unë s’ia marr dot karrigen dhe ai se lëshon dot, propozoj kompromis tjetër, ai nuk ka ca bën do e lëshojë zyrën se do e respektoj vullnetin e sovranit, por karrigen ta marrë me vete në shtëpi, apo PD, si ka bërë edhe idhulli i tij Les Walesa, kur humbi zgjedhjet. Nëse Gjinushi do ketë ndonjë shqetësim për këtë cështje ne do angazhohemi si LSI për shpenzimet për ndonjë karrige tjetër”, vlerësoi Meta.
Sipas tij, qëllimi i aleancës opozitare është që të marrim 80 deputetë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
Në vlerësimin e kreut të LSI shqiptarët kanë nevojë për një mesazh përgjegjshmërie nga klasa politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›