E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ironia e kryetarit Rama Shqiperia eshte ne nje karroce me rrota

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama mori pjesë në hapjen e fushatës elektorale të 
Partisë Personat me Aftësi të Kufizuara, ku anonçoi dhe premtimin e radhës. 
“Qeveria mungesë respekti për ju, deri në pikën që as formalisht nuk e lanë një ligj në fuqi dhe as formalisht nuk gjetën ngenë t’ju dëgjojnë pavarësisht se ligji nuk thoshte se gjithçka që thonë personat me aftësi të kufizuar duhet të merret parasysh. E pra ne jemi të anagazhuar që në 100 ditët e para të qeverisjes sonë të kthejmë ligjin dhe asnjë vendim për ligjin nuk do të ndërmerret pa ju, pa ju dëgjuar dhe pa bashkëbiseduar me ju”, deklaroi Rama. 
Por krahas premtimit, kreu Rama përmes ironisë e krahasoi situatën në vend si nj “Shqipëri në një karrocë me rrota”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›