E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta sqaron pergjimin e Priftit Nuk iki qeverite srrezohen me pergjime

/ /

Zv.kryeministri Ilir Meta iu pergjigj mbreme ne emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu ne TV Klan te gjitha akuzave qe i jane ngritur permes pergjimit nga ish-ministri i LSI Dritan Prifti.

Sipas Metes pergjimi ishte nje shantazh i ulet me qellim rrezimin e qeverise.
Zoti Meta cila eshte brendia reale e bisedes
Te gjitha ato ceshtje jane teresisht te zhvendosura sipas interesit per te paraqitur sikur aty ka nje problem dhe te duket sikur po i behet presion ministrit. Ato kane qene ceshtje te diskutuara me pare dhe ne kryesine e LSI-se sepse e kemi kete detyrim si kryetar partie por dhe per ceshtje problematike sic ishte ai i HEC-it te cilit nuk i protokollohej vendimi i Gjykates se Apelit me te cilin kompania kishte fituar koncesionin. Kompania kerkoi nderhyrjen time si kryetar partie. Nuk dua ti hyj shume materialit. Thuhet se kam folur me doktorin dhe ai eshte dakord me kete ceshtje. shte fjala per nje emerim qe ka te beje me zevendesimin e ish-drejtorit te KESH-it me drejtorin aktual qe e merrte LSI-ja si pjese e marreveshjes me PD-ne. Dritani nuk donte ta bente kete emerim dhe une i shprehem se edhe kryeministri eshte dakord me kete emerim. Qellimisht Dritani me regjisorin e tij e pret kaseten nga e tera dhe krijohet ideja se eshte dhe zoti Berisha ne kontekstin qe paraqitet me pare se po behet korrupsion etj.
Po shkarkimi i tij ka ndikuar
Nuk ka pasur qellime per shkarkim por ka qene ideja e nje konfigurimi te qeverise. Madje une skam dashur te hyj fare ne qeveri por ka qene kerkesa e zotit Berisha qe te isha ne qeveri per shkak te disa detyrave te rendesishme si vizat Kosova etj. Prandaj erdhi momenti pas permbylljes se ketij procesi qe une duhet te isha me shume brenda vendit permes pozicionit te ministrit te Ekonomise qe te isha dhe me afer LSI-se.
Cili eshte pozicioni juaj ne kete kasete
Une dua tju siguroj se kjo kasete eshte nje montazh. Raporti im me personin ne fjale ka qene korrekt dhe aspak per shantazh. Perkundrazi eshte ai qe jo vetem ka pergatitur nje kurth dhe ka bere pyetje provokative por bashke me regjisorin tjeter zotin Rama kane kerkuar te krijojne probleme ne qeveri.
A ju ka shkuar nder mend te jepni doreheqjen per ti hapur rruge hetimit deri ne zbardhjen e te vertetes nga prokuroria
Absolutisht nuk e kam menduar. Une jam nje politikan qe kam dhene doreheqje disa here. Kam qene kryeminister dhe per nje arsye politike kam dhene doreheqjen kur mund te beja kompromise. Kam dhene doreheqje dhe nga minister i Jashtem dhe zv.kryeminister. Pse tani jo Sepse nuk dua te vendos ne politiken shqiptare nje standard jo demokratik pra nje standard antidemokratik. Nuk me shkon ne mendje sepse e gjithe kjo qe po ndodh nuk eshte thjesht perpjekje e nje njeriu e nje ish-shoku i cili sic ju e thate mezi kishte pritur te shkonte ne kete ministri dhe ne momentin kur vete aty tenton te krijoje nje kurth dhe te pergatise nje kapje qe te diktoje levizjen dhe qendrimet e kryetarit te partise ne funksion te interesave te tij kerkon te vendose nje regjim kriminal permes shantazheve dhe presioneve qe te realizoje objektivat e veta qe kane te bejne me problemet e stabilitetit jo vetem te qeverise por dhe te vendit. Pas kesaj eshte krimi i organizuar.
Kur ju jeni njohur per ekzistencen e nje kasete te pergjuar perse nuk vajtet ne Prokurori
Ate dite ai me thote se shiko me ka vdekur gjyshja. Natyrisht krijohet nje moment delikat. Kujtova per momentin se me genjeu por e verifikova dhe ishte e vertete. Tri here me shmangu takimet. Une doja qe pas perfundimit te mandatit tim te ministrit te Jashtem doja qe te behej shpejt zevendesimi pasi kerkoja qe ministri i Jashtem qe do me zevendesonte te shkonte ne mbledhjen e Asamblese se OKB-se e cila ishte pak kohe me pas. Ne keto kushte une e ftova disa here per tu takuar. Me kryeministrin ishte takuar mua mu shmang. Me dergon nje mesazh se une jam njeriu me besnik dhe sduhet te ndodhe keshtu. Me kerkoi qe mbledhja e kryesise te shtyhej. Por kjo pune nuk priste shume dhe kryesia u mblodh. Pastaj me thote mos guxo te besh mbledhje se une kam kaseta dhe pergjime dhe do me shihni.
Ju keni pire kafe..
Po kemi pire por nuk kemi folur per kaseta. I kam thene cfare do qe te kesh drejtohu ne Prokurori. Asnjehere nuk jam interesuar dhe nuk me intereson se cfare kasetash mund te kete. Une nuk mund ta pranoj si standard qe ministrat e shtetit te pergjojne njeri-tjetrin dhe permes shantazheve te behen ndryshime qeverish ne vend. Kete standard une nuk mund ta pranoj dhe e refuzoj. Ky zoteri ka bere disa hapa me ka kercenuar me kasete dhe i kam thene qe ta dorezoje ne Prokurori. I kam thene qe te angazhohet ne LSI dhe me ka kerkuar te behet minister pas 3 muajsh. Me pas me ka propozuar se ne emer te Rames Rucit dhe Tom Doshit te realizoja rrezimin e qeverise ku une te behesha kryeminister ai te kthehej aty ku ishte minister etj.
shte nje shantazh i rende ky..
Une kete shantazh nuk e kam perfillur aspak dhe e kam injoruar por kam respektuar dhe dobesine njerezore per shkak te semundjes. Ky njeri ka marre garanci se do te hyje ne grupin e deputeteve te PS-se.
Po shifra 700 dhe 7 cfare jane
Nuk kane asgje te vertete me kontekstin qe jepet ne kasete. Kur te zbardhet e gjithe kaseta do te shohim te verteten.
Po 7 cfare eshte
7 nuk ka lidhje fare me ate qe thuhet. Keto ceshtje do verifikohen ne Prokurori me gjithcka qe perputhet me sinkronet me fjalet dhe montimet. Telefonata ka te beje me zvarritjen qe po i benin nje ceshtjeje konkrete per procedurat zyrtare sic eshte zbardhja e vendimit te tenderit dhe zbatimit te vendimit te gjykates.
Pse permendet Prokuroria ne kaseten tuaj
Nga kjo qe degjojme nuk kuptojme asgje. Kam pershtypjen se ne kete rast i kam folur per kryeinspektorin e karburanteve per te cilin kishim informacione nga biznesmenet se u vinte gjoba karburanteve dhe i vinte ne emer te LSI-se gje qe skishte lidhje fare me LSI-ne.
Zoti Prifti ka thene se i keni derguar nje sms kercenuese
Le ta lexoje mire ate sms qe i kam derguar. I kam derguar nje sms ku i kam thene mos bjer pre e krimit te organizuar dhe mos merr mendte e Edi Rames dhe Tom Doshit se do turperosh 4 femijet e mrekullueshem qe i ke si yje.
Zoti Prifti ka thene se do ti merrnit bashkine zotit Rama qe ta rrezonit nga PS-ja
Kjo eshte nje perralle nga ato qe ai ka treguar edhe me pare.
Ndoshta ne moralin e saj kjo qeveri pervec rastit Rusmali nuk ka standard doreheqjen..
Standardi im eshte ky shantazhi eshte i papranueshem presioni per te levizur nen kete shantazh dhe per te rrezuar qeverine nen frymen e ketij shantazhi dhe me nje regjisure mafioze eshte e papranueshme. Une kam dorezuar imunitetin dhe jam i gatshem edhe ne kete moment nese me kerkon Prokuroria e le emisionin dhe i drejtohem Prokurorise. Ky eshte standardi im. Une sulmohem si kryetar i nje force politike ne prag te nje fushate zgjedhore. Une jam teresisht i kristalte dhe smund te terhiqem para ketyre shantazheve sepse keshtu e kerkon kupola e krimit qe drejton PS-ja.
Po ta shkarkoje zoti Berisha zotin Meta a do te bashkohet te bashkepunoje me zotin Rama ne koalicion
Asnjehere jo
Po vajzen e zonjes Becaj e keni emeruar ne ambasade
Po vajza e saj eshte emeruar pas nje kerkese te saj personale por vajza plotesonte te gjitha kriteret qe kerkoheshin edhe ate te gjuhes pasi kishte studiuar ne Zvicer.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›