E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet vendore, KQZ diskuton sot për shpenzimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të shqyrtuar për shpenzimet që do të kryejë ky insitucion për zgjedhjet vendore të 8 majit 2011.

Mbledhja e KQZ-së e cila pritet të nisë në orën 12:00 ka në rendin e ditës shqyrtimin e projekt-vendimit për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore për 2011.
 

Ndërkohë sot pritet që KQZ-ja të miratojë edhe buxhetin e saj për vitin 2011 ku ky insitucion do të shpenzojë për këtë vit një total prej 102 milionë lekësh, të cilat do të përdoren për administratën si dhe do të bëjë investime edhe brenda institucionin të saj.

Sipas relacionit të KQZ-së, pjesë e strukturës së shpenzimeve buxhetore për vitin 2011 do të jenë edhe detyrimet e pashlyera në fund të vitit 2010.

"Fondi i investimeve në shumën totale prej 3 milionë lekësh është menduar të përdoret për rikonstruksionin e rrjetit elektrik dhe atij kompjuterik të KQZ-së",thuhet në realcionin e KQZ-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›