Rama Meta minimalisht doreheqjen
Gjate nje konference per shtyp ne seline roze si reagim ndaj videos se publikuar nje dite me pare Rama tha se Partia Socialiste do te reagoje fort ndaj ketij skandali ne kurriz te shqiptareve. Kryebashkiaku garantoi se opozita nuk do te rrije ne heshtje ndaj skandaleve te tilla por do te reagoje me menyrat e veta. Shqiptaret presin nje reagim te forte prej nesh si partia me e madhe politike ne vend. Premtoj se ky reagim nuk do te mungoje. Pasneser Asambleja shpall konkluzionet dhe vendimet perkatese. Sot eshte me shume se kurre dita qe cdo shqiptar i arsyeshem jo vetem te kuptoje por te jete edhe ne lartesine e duhur per te larguar nje qeveri qe synon te vjedhe zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine u shpreh Rama. Kryetari socialist vleresoi se videoja e pergjimit mes Priftit dhe Metes i deshmoi edhe njehere popullit faktet se cfare i mban te bashkuar Berishen me Meten ne qeveri. Mbreme u pa nga te gjithe me ze dhe figure nje nga episodet qe ndodhin prej kohesh ne catine e qeverise se krijuar nga votat e vjedhura. Sot u degjuan kryeministri dhe zevendesi i tij kusari dhe matrapazi te cilet u treguan shqiptareve qe jo vetem kane vjedhur votat por me fuqine e shtetit te kapur e parave te pista duan te vazhdojne te vjedhin duke u tallur u shpreh Rama. Sipas tij eshte e padrejte te thuhet se ne ate pazar ishte vetem Ilir Meta pasi sot mund te thuhet se ishte aty edhe Saliu i cili ne kete cift qeveritar mes te hollit dhe te trashit ka rolin e atij qe te mban me muhabet. Kur ai tjetri gjezdis me bllok ne xhep per te bere rrush e kumbulla pasurite e shqiptareve gjithcka tregon vete theksoi Rama. Sipas kryesocialistit faktet e zbuluara nga videoja e regjistruar duhet te kishin cuar minimalisht ne doreheqje te zv.kryeministrit. Jep normalisht doreheqjen apo largohet nje minister ose nje qeveri qe del nga vota e popullit dhe varet prej votes se tij. Sepse dihet qe ne demokraci doreheqja apo largimi jane e vetmja menyre per te lehtesuar barren e nje faji te ketij lloji para zgjedhesve dhe pastaj edhe peshen e gjykimit te popullit ne zgjedhjet e ardhshme. Kurse nje qeveri qe i ka vjedhur votat dhe synon ti vjedhe ato perseri nuk dorehiqet e as largohet sepse nuk varet prej votes se popullit po vetem prej shkalles se durimit te tij u shpreh Rama.
Shalsi Ruli tregoi filozofine e qeverise
Deputeti socialist Eduard Shalsi akuzoi dje ministrin Genc Ruli se ka tjetersuar kontratat e koncesioneve. Ajo qe nuk tha sot perseri Genc Ruli nepermjet zedheneses ishte se perse u skualifikua kompania italiane Radici Energi. Perse ju tha se kishte oferte jashte kushteve te tenderit nderkohe qe avokati i prokurimeve dhe Agjencia e Prokurimit Publik e konsideronin vendimin e Rulit per ta skualifikuar te padrejte. Nga njera ane i thuhet kompanise se nuk ploteson kushtet nga ana tjeter pak me vone i jepen kontrata. Arsyeja e vetme eshte se Genc Ruli kerkonte ti mbyllte gojen kesaj kompanie per te favorizuar kompanine tjeter me te cilen e lidhin interesa korruptive u shpreh deputeti socialist pas deklarates se zedheneses se ministrit Ruli.
Aristir Lumezi