E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takim me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve amerikanë: I sigurova se më 14 Maj në Shqipëri merr fund monizmi

Meta takim me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy Chorba.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta bën me dije se gjatë këtij takimi diskutuan lidhur me zgjedhjet e 14 Majit, ditë për të cilën ish kreu i shtetit i tha ambasadorit dhe delegacionit se do të jetë fundi i monizmit në pushtetin vendor.

Ndër të tjera ai thekson se partneriteti strategjik midis sHBA-ve dhe Shqipërisë është shumë i rëndëishëm për PArtinë e Lirisë dhe do të forcohet akoma dhe më shumë në të ardhmen.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha sot në Tiranë me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy Chorba.

I sigurova se në 14 Maj në Shqipëri merr fund monizmi në pushtetin vendor, për t'i dhënë jetë Ndryshimit të madh që do të ndalojë shpopullimin.

Vlerat dhe demokracia amerikane, inspirim për të luftuar çdo ditë autokracinë, duke dedikuar të gjitha energjitë për të shpëtuar dhe fuqizuar demokracinë shqiptare.

Partneriteti strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për Partinë e Lirisë dhe do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen”, shkruan Meta.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›