E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Politikani më serioz dhe i besueshëm është Sali Berisha

Meta: Politikani më serioz dhe i besueshëm është Sali

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se politikani më serioz dhe më i besueshëm në Shqipëri është Sali Berisha.

Vlerësimin e lartë për Berishën, me të cilin tashmë janë në koalicion, Meta tha se ia ka thënë më herët edhe Edi Ramës.

"Ia kam thënë Edi Ramës, ka qenë Gramoz Ruçi, Petrit Vasili, ia kam thënë në sy, kam bashkëpunuar me të gjithë ju, sërish pas 20 e ca vitesh, politikani më serioz është Sali Berisha.

Kjo është një meritë e Sali Berishës që ka disa elementë të qëndrueshmërisë, të karakterit, të integritetit, por është për të ardhur keq se Shqipëria duhet të kishte nxjerrë politikanë të tjerë që të ishin të besueshëm, të qëndrueshëm, transparentë kur bëhet fjalë për integritetin e tyre dhe jo të bëjnë si Edi Rama që fshihet dhe ka tmerr nga komisionet parlamentare dhe do të ndryshojë Kushtetutën për komisionet", tha Meta gjatë intervistës në “Syri Tv”.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›