Meta takon Bild në Athinë, diskutohet për vizat
Gjatë takimit u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në proçesin e integrimit evropian dhe në liberalizimin e vizave si dhe mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe politikën e saj rajonale.
Meta shprehu vlerësimin e Qeverisë shqiptare për angazhimin e suksesshëm të Presidencës suedeze në avancimin e axhendës së integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe në veçanti për mbështetjen suedeze për miratimin e aplikimit të Shqipërisë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE. Gjithashtu, Meta shprehu gatishmërinë e Qeverisë shqiptare për të ndërmarrë në kohë dhe me efikasitet të plotë të gjitha reformat që kërkon procesi i integrimit në BE.
Nga ana e tij, Bildt, pasi e uroi Metën për progresin e bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave si dhe për hapat e bërë në drejtim të integrimit evropian, shprehu mbështetjen e plotë të Suedisë për të dyja këto procese, duke theksuar se Suedia mbështet heqjen e vizave për shqiptarët dhe integrimin e plotë të saj në BE.
Gjihashtu, Bildt, vlerësoi përqasjen konstruktive të politikës së jashtme shqiptare në rajon dhe u shpreh se Shqipëria është një faktor stabiliteti në Ballkan.