E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Procesi i votimit do dixhitalizohet, Ruçi: Berisha kërkon të vjedh votat

Kryeministri Sali Berisha është shprehur në seancën e sotme plenare se procesi i votimit do të dixhitalizohet. Berisha duke iu drejtuar opozitës theksoi se nuk do të ketë më as komisionerë që ata ti akuzojnë dhe as kuti apo fletë votimi.
"Nuk do ketë më as kuti dhe as fletë votimi do të bëhet votim me gisht" theksoi Berisha duke shtuar se do ketë ekrane me fletë votimi dhe opozita nuk do të akuzojë sërish për manipulime në zgjedhje.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i opozitës. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi i ka cilësuar këto deklarata si shashkën e radhës të kryeministrit Berisha. Sipas tij Berisha kërkon të vjedh edhe zgjedhjet e tjera siç bëri me zgjedhjet e mëparshme. Ju vodhët zgjedhjet me listat dhe kartat elektronike, tani kërkoni të vidhni edhe zgjedhjet me votim elektronik theksoi Ruçi duke shtuar se vjedhja e votës është ajo që kryeministri Berisha po i premton shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›