E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon Lajcak: Sllovakia ambasadë në Tiranë

 Gjatë takimit me kolegun sllovak, krahas marrjes së konfirmimit të mbështetjes për Shqipërinë gjatë procesit të integrimit evropian dhe liberalizimit sa më të shpejtë të vizave, z. Meta mirëpriti vendimin e qeverisë sllovake  për hapjen së shpejti të Ambasadës Sllovake në Tiranë dhe e ftoi Ministrin Lajcak që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë  me rastin e çeljes së Ambasadës.  

Me Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, z. Meta u ndal në ndihmën që ky vend mund të japë në lobimin me vendet e rajonit për njohjen e mëtejshme të shtetit të Kosovës. Më tej,  Zv/Kryeministri Meta shprehu dëshirën për një prezencë sa më të madhe me investime të biznest malajzian  në Shqipëri.

ZvKryeministri dhe Ministri i Jashtëm Meta mori pjesë gjithashtu në veprimtari të karakterit shumëpalësh, si takimi Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi BEDZ dhe Takimi vjetor i Ministrave të Punëve të Jashtme  të Organizatës së Konferencës Islamike.

Në Komunikatën Finale të ministerialit të OKI-t u miratua midis të tjerash edhe një paragraf mbi Kosovën, në të cilin evidentohet qartë se, që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë progres të dukshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe ka krijuar kuadrin e nevojshëm ligjor dhe institucional, dhe se pavarësa e saj ka kontribuar në paqen dhe stabiliten në rajon. Po ashtu, Ministrat e Jashtëm të OKI-së mirëpritën anatërësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore.

Më tej, Ministri Meta mori pjesë së bashku me Kryeministrin Berisha  në pritjen vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, NAAC, ku ishin të ftuar personalitete të larta të politikës ndërkombëtare, midis të cilëve Presidenti Marti Ahtisaari,  Ambasadori Frank Ëisner, etj.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›