Meta takon Nishanin: Bashkëpunim për të forcuar institucionet
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me Presidentin, Bujar Nishani. Ashtu si takimi mes Ramës dhe Nishanit, një ditë më parë edhe takimi mes kreut të shtetit dhe kryetarit të LSI-së, u zhvillua pa praninë e mediave. Takimi mes Presidentit Nishani dhe Ilir Metës zgjati përreth 40 minuta ndërkohë që pas përfundimit të takimit ky i fundit bëri publike edhe temës e diskutimit me kreun e shtetit.
Ilir Meta
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit, kreu i LSI-së, Meta tha se bashkë me kreun e shtetit kishin ndarë vlerësimet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimi mes institucioneve. Ishte kënaqësi për tu takuar me Presidentin Bujar Nishani dhe për të ndarë së bashku te vlerësimet tona për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mënyrë që ti shërbejmë të gjithë asaj përgjegjësie të përbashkët që kërkohet për të forcuar institucionet, për të forcuar sundimin e ligjit në vend, për të nxitur funksionimin sa më efikas të të gjithë institucioneve të pavarura, deklaroi Ilir Meta. Më tej, kreu i LSI theksoi se duhet një bashkërendim nga të gjithë në funksion të përshpejtimit të reformave të cilat i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat mundësisht brenda këtij viti. Gjithashtu, edhe për të bashkërenduar të gjithë së bashku në funksion të përshpejtimit të reformave të cilat i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat mundësisht brenda këtij viti, u shpreh më tej, Ilir Meta. Takimi i Metës me Presidentin Nishani edhi vetëm një ditës pas takimit të kreut të PS-së, Edi Rama me kreun e shtetit. Për këtë takim, kryesocialisti Rama nuk bëri asnjë koment për mediat ndërkohë që u mjaftua vetëm me një postim në rrjetin social Tëitter, duke e cilësuare takimin me Presidentin Nishani si pozitiv. Ndërkohë që në njoftimin e presidencës për takimin, Nishani-Rama u bë e ditur se mes tyre u fol për bashkëpunimin mes institucioneve.