E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takon Sequin: KQZ u dhunua në mënyrë të paligjshme, por ne do fitojmë thellë

TIRANE - Kreu i LSI-së Ilir Meta i shprehu shqetësimin e tij ambasadorit të BE-së në vendin tonë Ettore Sequi, për situatën ne KQZ, teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit

Gjatë një takimi ne selinë e LSI-së, Meta ka theksuar se KQZ u dhuna në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që ka shprehur bindjen se pavarësisht se situata në institucioni kryesor të administrimit të zgjedhjeve ka mbetur i pandryshuar pas largimit të anëtarëve e të LSI dhe PS, koalicioni i majtë do të fitojë zgjedhjeve.

Sequi takon Ramën: KQZ duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë
Ora 12: 37 Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi zhvilloi sot një takim me kryetarin e PS-së, Edi Rama, në selinë rozë. Pas takimit që zgjati rreth 1 orë, ambasadori deklaroi për mediat se në qendër të bisedës me liderin e opozitës ishte procesi zgjedhor.

"Pata një takim me Ramën, ashtu siç po bëj takime të tjera me autoritetet e tjera të larta si ambasador i BE-së. Arsyeja është për të shkëmbyer pikëpamjet tona lidhur me procesin zgjedhor.”- tha ambasadori i BE-së.

I pyetur nga gazetarët, nëse në takimin me Ramën u fol edhe për çështjen e KQZ-së, Ambasadori Sequi tha: “Diskutuam gjithashtu për çështjen e KQZ-së, mes çështjeve të tjera. Kam ndjekur dhe deklaratën e ambasadorit Arvizu dhe të shefes së OSBE/ODIHR-it dhe pozicioni ynë është i njohur. KQZ për të marrë vendime duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë. Meqë përmendet Arvizu ne takohemi herë pas here do takohemi dhe sot, dhe BE e SHBA ndajnë së bashku opinionet dhe vizionin e tyre.” 

Ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të funksionojë vetëm me katër anëtarë. Opozita kërkon rikompozimin e institucionit të administrimit të zgjedhjeve, pas shkarkimit të anëtarit të LSI-së, ndërsa kryeministri Berisha konsideron se zgjidhja e vetme e këtij ngërçi është rikthimi në detyrë i anëtarëve të larguar, ose paraqitja e kandidaturave të reja nga ana e opozitës. 
Në takimin që zhvilloi pak ditë më parë me Komitetin e Vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryeministri Berisha theksoi se në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë. Si alternativë, theksoi ai, mazhoranca është e gatshme që, nëse opozita dërgon kandidatura të reja në Kuvend, t'i votojë ato në seancën e jashtëzakonshme.

(er.nu/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Arvizu: Po ofrohen para për votën, kërcënime dhe me vendin e punës VIDEO: Sequi takon Ramën: Për të marrë vendime, KQZ duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›