Berisha thirrje socialistëve: Rama ju udhëhoqi nga disfata në disfatë, ejani me ne
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha i bëri thirrje sot socialistëve që më 23 qershor të braktisin kryetarin e tyre Edi Rama, që i udhëhoqi në disfata të njëpasnjëshme dhe të bashkohen me PD.
Gjatë një takimi elektoral në njësinë numër 7, ku prezantoi kandidatët për deputet të Partisë Demokratike, Kryeministri ka sulmuar drejtimin e bashkisë së Tiranës, në kohën kur institucioni drejtohej nga kreu aktual i opozitës Edi Rama. Berisha tha se PD do të bëjë drejtësinë e munguar që Rama bëri për 11 vite me planin e rregullimin urbanistik të Tiranës.
“Punësimi dhe zhvillimi janë dy objektivat tonë më madhor. Shqipëria e 4 viteve që vijnë, Tirana e 4 viteve që vijnë do jenë kryeqyteti dhe vendi i projekti më të mëdha të vendit. Po ndërtohen dy parqe në lagjen tuaj, 30 mijë qytetarë do të punësohen vetëm në këto dy lagje. Ne do bëjmë gjithçka që cdo pasuri të Tiranës dhe vendit ta shndërrojmë në pasuri për ju. Plani i rregullimit të Tiranës dhe ligji për urbanistikën, bëjnë drejtësinë e munguar për qytetarët e Tiranës, të sundimit të atij për 11 vite, le ta shpallim ëndërr të së keqes të së shkuarës”, tha Berisha, duke shtuar se palni i ri do të bazohet në zhvillimin e barabartë të pronës", u shpreh
Numri 1 i Partisë Demokratike. njëherësh kryeministër i vendit i bëri thirrje socialistëve që të bashkohen me të pasi nuk meritojnë që të ndjekin kryetarin Rama që sipas tij i udhëhoqi nga disfata në disfatë.
“Po shkojmë drejt 23 qershorit, njeriun që e nxorët nga dera dhe e përcollët mendon se do e fusni nga dritarja, dhe tani bën rolin e dhelprës dhe rrushtë. Por shoku Edi do të mbetesh në autobusin tënd mavi për të bërë portretet me të gjithë ngjyrat që do të rilindësve të tu të autobusit mavi. Ne kemi ne zemër dhe shpirt fitoren e cila mezi po pret datën 23 për të vërshuar në katër anët e Shqipërisë. Është PD ajo që u faktua këto vite lokomotive e pandalshme e integrimit. Le të lëmë piktorin e dështuar në fatin e dështimit të tij. Njeriu që iu udhëhoqi nga disfata në disfatë nuk meriton të ndiqet më, ejani me ne”, bëri thirrje Berisha.
Berisha vlerësoi se zgjedhjet e 23 qershorit janë të një rëndësie të vecantë jo vetëm për Tiranën, por për mbarë Shqipërinë.
“Mirënjohje më të madhe për mbështetjen tuaj dhe garancinë time se me kryetarin e bashkisë Lulzim Basha, me deputeten tuaj Majlinda Bregu do të bëjmë gjithçka që të shndërrojmë lagjen tuaj në një nga lagjet më moderne të Tiranës. Këto zgjedhje janë të një rëndësie vendimtare për Tiranën dhe Shqipërinë. Këto zgjedhje janë përcaktuese, për punimin e qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Me investime të mëdha në lagjen tuaj në investime në mbarë tiranë, me bulevardin e ri, me sistemin e lumit të Tiranës, krijohen në këtë lagje dhe kryeqytet dhjetëra mijëra vende të tjera pune”, tha Berisha.
(e.m/BalkanWeb)