E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Rama fsheh pasurinë pasi nuk do të paguajë detyrimet që i ka shtetit

TIRANE- Ministrja e Integrimi dhe njëkohësisht kandidatet e PD-së për deputete në qarkun e Tiranës, Majlinda Bregu theksoi sot gjatë një mitingu elektoral në minibashkinë 7 në Tiranë se, në 23 qershor do të jenë fitues të gjithë qytetarët.

"Sot jemi bashkë t’i themi po rritjes së rrogave dhe pensioneve, marrjes së statusit të vendit kandidat”, tha Bregu.

“Jemi të gjithë bashkë për të rrëzuar alternativën tjetër atë të dështimit, të mashtrimit, të rrënimit. Rama fsheh të vërtetat. Thotë se ka humbur deklarimin e pasurisë së tij, pasi nuk do të paguajë detyrimet që ka ndaj shtetit”, tha Bregu.

“Rama thotë se aleanca e majtë është aleanca e integrimit, por harron se i mohoi shqiptarëve miliona euro investime duke mos votuar ligjet”, shtoi Bregu.

Ministrja Bregu theksoi se Tirana tashmë ka marrë një tjetër pamje, ndërsa Rama vetëm nxin realitetin. "Të votojmë Partinë Demokratike, për zhvillimin, integrimin dhe mirëqenien e qytetarëve", tha Bregu.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›