Meta takon ambasadorin turk: Të rrisim shkëmbimet ndër parlamentare
Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe atij parlamentar mes Turqisë dhe Shqipërisë ka qënë në fokus të takimit të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta me ambasadorin turk në Tiranë.
Në fjalën e tij, Meta ka vlerësuar miqësinë e ngushtë mes dy vendeve duke theksuar se Turqia është një vend vllazëror me Shqipërinë
“Duhet të konkretizojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe të rrisim shkëmbimet ndër parlamentare mes dy vendeve është shprehur Meta.
Nga ana e tij Ambasadori i përcolli Metës urimet e Kryetarit të Kuvendit të Turqisë, Cemil Cicek.