Ndërhyja e veçantë në Spitalin Amerikan
Spitali Amerikan ka nënshkuar një marrëveshje me University Collage London Hospital për të rritur bashkëpunimin e bluzave të bardha mes spitalit në Shqipëri dhe atij universitar në Londër. Kjo marrëveshje finalizohet në praktik me një ndërhyrje që nuk është realizuar kurrë më parë në Shqipëri dhe më gjerë tek pacientët që janë prekur nga sëmundjet kardio-vaskulare.
Ndërhyrja është ndërrimi i valvolës aortal me një valvul pa unazë, pra biologjike. Po çfarë është kjo ndërhyje dhe ku ndryshon ajo nga interventet e mëparshme? Për këtë temaktik seminari 2 ditor i organizuar nga Spitali Amerikan solli mjekët të njohur kardiokirug si Andreë Smith dhe Vivek Sivaraman.
Mjeku kardio kirurg i Spitalit Amerikan Dr Besnik Kojcici tha se Spitali Amerikan realizon për herë të parë në Shqipëri këtë ndërhyje për pacientët që kanë ngushtim apo zgjerim të aortës.
Mjekët kardio kirug Andreë Smith dhe Vivek Sivaraman të ardhur nga Londra thanë se kanë patur fatin që këto ndërhyje ti kryejnë në vend më të zhvilluar dhe se tashmë janë të sigurt që stafi i mjekëve dhe metodat më të mira bëjnë të mundur që në Spitalin Amerikan të realizohet ky ndërrimi i valvolave.
Spitali Amerikan ka finalizuar me sukses tek një pacient ndërrimin e valvolës aortal me një valvul pa unazë. Operacioni i parë në specifikin e vetë ka rezultuar i suksesshëm dhe pacientja tashmë gëzon shëndet të plotë. Mjekët londinez thanë se Spitali Amerikan është gati që operacione të tilla ti kryejë tek pacientët sa herë që mund të paraqiten raste të tilla.