E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takon gruan e Xhinxhicit BE-ja e ardhmja e Serbise dhe e Shqiperise

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta priti dje presidenten e fondacionit Zoran Xhinxhic e cila eshte ne te njejten kohe edhe bashkeshortja e ish-Kryeministrit te Serbise Ruzhica Xhinxhic qe ndodhet ne Shqiperi prej disa ditesh. Meta u ndal ne kontributin e vecante qe kjo zonje po jep per realizimin e endrres se ish-Kryeministrit serb te vrare Zoran Xhinxhic per integrimin ne Bashkimin Evropian jo vetem te Serbise por te te gjithe rajonit dhe per ta transformuar vendin e tij ne nje vend demokratik ne nje vend evropian. Edhe aktiviteti ku ajo eshte angazhuar keto dite ne Vlore me te rinjte e rajonit ka nje domethenie shume te rendesishme pasi eshte ne radhe te pare pergjegjesia e te rinjve per te punuar per nje te ardhme evropiane ne rajonin tone te Ballkanit dhe une besoj se kjo vizite e zonjes Xhinxhic ne Tirane qe besoj se eshte vizita e pare do te pasohet edhe nga vizita te tjera edhe nga aktivitete te tjera qe do te zhvillohen ketu qe do te zhvillohen jam i bindur edhe ne Serbi - tha Meta duke shtuar nder te tjera se perspektiva e Shqiperise dhe Serbise perspektiva e gjithe Ballkanit eshte vetem ajo e perbashket ne Bashkimin Evropian. Marredheniet midis Shqiperise dhe Serbise jane shume te rendesishme per perspektiven e rajonit tone per pershpejtimin e integrimit te tij evropian - u shpreh Meta. Nga ana e saj presidentja e fondacionit Zoran Xhinxhic Ruzhica Xhinxhic vleresoi takimin e zhvilluar me kreun e LSI-se duke theksuar Marredheniet mes dy vendeve tona jane shume te rendesishme per te ardhmen e popujve tane - tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›