E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Administrative Spahiu Peng i interesave politike

KLD permes nenkryetarit Kreshnik Spahiu akuzon klasen politike se po mban peng miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative dhe kjo per interesa te ngushta qe po demtojne kete institucion. Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu sqaron publikisht per here te pare edhe arsyet pse politika e ka futur ne krize gjyqesorin. Nevojen e ngritjes se kesaj gjykate Spahiu e argumenton edhe me faktin se ne Shqiperi ceshtjet administrative aktualisht gjykohen vetem ne Tirane. I pyetur per te njejten ceshtje ministri i Drejtesise Bujar Nishani nje nga nismetaret e hartimit te ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative i ben edhe nje here thirrje opozites te jape voten e saj per kete gjykate. Prej me shume se nje viti mazhoranca kerkon miratimin e ligjit per ngritjen dhe funksionimin e Gjykates Administrative dhe e ka cuar ate disa here per miratim ne Parlament por votimi i ketij ligji eshte refuzuar vazhdimisht nga opozita pavaresisht nga thirrjet e biznesit dhe te eksperteve te ekonomise per domosdoshmerine e ngritjes se kesaj gjykate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›