Meta takon në Jalë të rinjtë e Partisë së Lirisë: Nuk ka më bukur se ta nisësh ditën kështu

Kryetari i Partisë së Lirisë e ka nisur ditën i rrethuar nga të rinjtë e partisë së tij. Ilir Meta ka publikuar në rrjetin social Facebook foto me të rinjtë e Partisë së Lirisë, me të cilët është takuar në kampin veror të Jalës. “Nuk ka më bukur se sa ta nisësh ditën kështu”, shkruan Meta.
Ditën e djeshme (22 gusht) Meta bëri akuza të forta në drejtim të qeverisë, ndërsa paralajmëroi se më 1 shtator do të padisë Autoritetin e Dosjeve për nxjerrjen e sekreteve shtetërore.
/rtsh.al/